Sport

Meçin e shekullit e fiton Joshua

Meçi është zhvilluar në stadiumin ‘Wembley’ para rreth 90 mijë shikuesve në një atmosferë të jashtëzakonshme, ashtu si edhe meçi që është ishte spektakolar

Meçi i vitit apo edhe i shekullit, i ka takuar boksierit britanik, Anthony Joshua, i cili ka mundur ukrainasin, Wladimir Klitschko, shkruan albinfo.ch.

Meçi është zhvilluar në stadiumin ‘Wembley’ para rreth 90 mijë shikuesve në një atmosferë të jashtëzakonshme, ashtu si edhe meçi që është ishte spektakolar.

Joshua ka fituar në raundin e 11-të, pasi e ka nokautuar tri herë kundërshtarin e tij, ku dy herë u ngrit në këmbë ukrainasi, por herën e tretë ka ndërhyrë gjyqtari për ta përfunduar njërin nga meçet më spektakolare në histori të boksit.

Joshua e kishte nokautuar edhe më herët, por ashtu bëri edhe Klitschko, duke zhvilluar një duel mjaft të barabartë. Në fund britaniku ishte më i mirë dhe më i përgatitur, duke fituar me meritë.

http://www.dailymotion.com/video/x5k9m22_sport