Kosova
Medalje presidenciale për prof.dr. Nazmi Maliqin: Një jetë e përkushtuar për Kosovën
Një nga figurat e angazhuara në proceset kyçe politike të Kosovës, Prof. Dr. Nazmi Maliqi, është dekoruar ditë më parë me Medaljen Presidenciale të Meritave nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në vlerësim të kontributit të tij të gjatë në shërbim të vendit.
Ky vlerësim i lartë institucional vjen si njohje për angazhimin e tij shumëvjeçar në jetën publike dhe politike, ku ai është shquar si një ndër figurat e përkushtuara në procese të rëndësishme për Kosovën, shkruan albinfo.ch.
Gjatë viteve 1994–1998, Maliqi ka qenë deputet në Maqedoni dhe njëkohësisht i angazhuar në arenën ndërkombëtare, përfshirë përfaqësimin në Ansamblen e NATO-s, duke kontribuar në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.
Ai ishte gjithashtu bashkëpunëtor i afërt i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, duke qenë pjesë e përpjekjeve institucionale dhe politike në periudha kyçe për vendin.
Medalja Presidenciale e Meritave është një nga dekoratat më të larta shtetërore dhe u ndahet personaliteteve që kanë dhënë kontribut të veçantë për shtetin dhe shoqërinë.
Ky nderim rikonfirmon rolin dhe rëndësinë e figurave që kanë kontribuar në rrugëtimin e Kosovës drejt forcimit të shtetësisë dhe zhvillimit demokratik.
Prof. Dr. Nazmi Maliqi ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 66-vjeçare.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër Në vitet e fundit, vjedhjet e makinave luksoze janë rritur ndjeshëm në Zvicër. Rrjetet kriminale përdorin... -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard










