Kosova
Media gjermane prezanton Kosovën: Vend i vogël me shumë fe dhe kombe
Megjithatë, në këtë vend të vogël jetojnë shumë kombe dhe shumë fe. Vendi është i pavarur dhe ka monedhën e euros
“Sot duam të ju tregojmë për një vend të panjohur për ne”, kështu fillon përshkrimi për Kosovën nga “nordhessen-journal.de”, shkruan albinfo.ch.
“E vetmja gjë që ne gjermanët kemi në mendje për këtë vend është lufta dhe shkatërrimi. Por lufta në Kosovë ka përfunduar 20 vjet më parë”, shkruan tutje, duke përshkruar Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, në këtë vend të vogël jetojnë shumë kombe dhe shumë fe. Vendi është i pavarur dhe ka monedhën e euros.
Kjo medie gjermane tregon edhe me kënd kufizohet Kosova, derisa fatkeqësisht thotë se nuk ka qasje në det.
Klima është e ndryshueshme, derisa nuk harron pa përmendur edhe rininë, përcjell albinfo.ch.
Ka popullsinë më të re në Evropë, ku gjysma e njerëzve janë nën moshën 18-vjeç.
Gjithashtu ka kisha dhe xhami, derisa toleranca fetare është e madhe.
Me anë të një video prej 10 minutave, tregohen bukuria e Kosovës, por edhe historia e saj.
https://www.youtube.com/watch?v=FMUCPgpRmyw
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti















