Shqipëri
Media italiane: Shqipëria në krye të destinacioneve turistike për vitin 2026
Riviera shqiptare, trashëgimia kulturore dhe çmimet e përballueshme po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë evropianë
Shqipëria po forcon pozitat si një nga destinacionet turistike më të kërkuara në Evropë për vitin 2026. Sipas medias italiane “TgYou24”, vendi renditet ndër zgjedhjet kryesore të turistëve që kërkojnë përvoja autentike, natyrë të paprekur dhe pushime me kosto të arsyeshme, përcjell albinfo.ch.
Media italiane e cilëson Shqipërinë si “perlën e re të Mesdheut”, duke theksuar se kombinimi i plazheve spektakolare, trashëgimisë kulturore, mikpritjes tradicionale dhe çmimeve konkurruese po e bën vendin gjithnjë e më tërheqës për vizitorët ndërkombëtarë.
Në veçanti, Riviera Shqiptare po fiton famë të madhe falë ujërave të kristalta dhe peizazheve mbresëlënëse. Ndër destinacionet më të preferuara përmenden Ksamili, Saranda, Himara, Dhërmiu dhe Vlora, ndërsa interes në rritje po zgjojnë edhe Borshi, Qeparoi dhe Lukova.
Përtej bregdetit, turistët po zbulojnë gjithnjë e më shumë edhe pasuritë historike dhe kulturore të Shqipërisë. Tirana vlerësohet si një qendër dinamike urbane, ndërsa Berati dhe Gjirokastra vazhdojnë të tërheqin vizitorë me historinë dhe arkitekturën e tyre unike.
Po ashtu, Alpet Shqiptare, veçanërisht Thethi dhe Valbona, po shndërrohen në destinacione të preferuara për adhuruesit e natyrës dhe turizmit aventurier.
Sipas ekspertëve të turizmit, Shqipëria pritet të mbetet një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë në Evropë, duke konkurruar gjithnjë e më shumë me vendet tradicionale turistike të Mesdheut dhe duke u pozicionuar si një nga pikat më të nxehta të turizmit ndërkombëtar për vitin 2026. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bernë
Ambasada e Kosovës në Bernë njofton mërgatën: Më 6 qershor 2026 hapen qendrat e votimit në Zvicër Votimi fizik për qytetarët e regjistruar paraprakisht zhvillohet në Bernë, Gjenevë dhe Cyrih – lejohet edhe... -
Gjermani
Leonit Jashari nënshkruan me VfL Wolfsburg, talenti shqiptar vazhdon ngjitjen drejt futbollit elitar -
Finlandë
Rina Januzi triumfon në Finlandë, fiton trofeun e festivalit prestigjioz “Can U Louhela Jam 2026” -
Suedi
Histori frymëzuese nga Suedia: Mihrije Fejza specializon me sukses në stomatologji -
Austri
Mes dy kulturave, një sukses, historia e Algjerina Ruhanit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra mban një nga normat më të ulëta të papunësisë së të rinjve në Evropë Sistemi dual i arsimit profesional si çelës i suksesit ekonomik dhe integrimit në tregun e punës... -
Raporti Botëror i Pasurisë: Shtohen dy milionë milionerë të rinj brenda një viti -
Zvicër: Parlamenti kërkon kontroll të rreptë të kufijve, por nuk ka para për ta realizuar -
Zvicra mobilizon 4,000 ushtarë për sigurinë e Samitit G7 në Evian -
Përdorimi i kokainës vazhdon të rritet në Zvicër














