Lajme
Presidenti iranian shpall Pentagonin organizatë terroriste
Disa ditë pasi Parlamenti iranian votoi në mënyrë unanime për t’i shpallur forcat amerikane “terroriste”, presidenti i vendit, Hassan Rouhani, ka nënshkruar një projektligj që e përcakton Pentagonin dhe “të gjitha degët e tij” si organizata terroriste, ka raportuar agjencia shtetërore iraniane e lajmeve “Press TV”, transmeton CNN.
“Parlamenti i Iranit kaloi versionin fillestar të ligjit qysh në prill, i cili e përcaktonte Komandën Qendrore të Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) organizatë terroriste, pasi SHBA-ja e futi në listën e zezë Trupat e Gardës së
Revolucionit Islamik (IRGC)”, ka thënë Press TV.
Përcaktimi më i fundit i Iranit erdhi pas një rundi të ri sanksionesh të SHBA-së dhe pas vrasjes së komandantit të Përgjithshëm të IRGC-së, Qasem Soleimani, më 3 janar, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











