Maqedonia
Mediat gjermanofone njëzëri: Mbështetni referendumin e 30 shtatorit
Televizioni gjermanofon “ARD” thekson se bëhet fjalë “për gjithçka ose asgjë; për të ardhme ekonomike ose agoni të tejzgjatur.”.
Ngjashëm si liderët perëndimorë edhe gazetarët perëndimorë kanë vizituar dhe i japin jehonë referendumit të 30 shtatorit në Maqedoni, shkruan albinfo.ch.
“Rreth dy milion maqedonas duhet të votojnë këtë të dielë për të vendosur nëse shteti i tyre në të ardhmen të quhet Maqedonia Veriore,” shkruan media më me ndikim në Gjermani, “Süddeutsche Zeitung”. “Maqedonia është kthyer në mollë sherri mes Perëndimit dhe Rusisë, e cila po u jep kahje tjetër zhvillimeve mbi Ballkanin.”
Prestigjiozja austriake “Der Standard” gjithashtu shkruan për rëndësinë e referendumit dhe rrezikun që Maqedonia të kthehet drejt orientimit rus. “Rusia në fakt mbështet një parti, e cila është kundër anëtarësimit në NATO,” përcjell albinfo.ch. “Poashtu presidenti pro-rus Gjorgje Ivanov ka thirrur për bojkot në referendum. Por janë qytetarët ata që duhet ta bekojnë këtë marrëveshje.”
Televizioni gjermanofon “ARD” thekson se bëhet fjalë “për gjithçka ose asgjë; për të ardhme ekonomike ose agoni të tejzgjatur.”.
Referendumi në Maqedoni mbahet në 30 shtator dhe duhet të dalin mbi 50 përqind e votuesve për të qenë i suksesshëm. Këtu duhet të veprojnë shqiptarët, të cilët për të mbajtur larg ndikimin serbo-rus, të votojnë pro-Nato dhe pro-BE duke rrethekuar përgjigjen “po”. Në rast të kundër çështja do shkojë në parlament, ku nevojiten dy të tretat e votave, gjë që qeveria e tanishme nuk i ka.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?












