E-Diaspora

Mehmedi me het-trick

Admir Mehmedi ka shënuar 3 gola për Freiburg-un, duke mposhtur me rezultat të thellë (5: 2) ekipin kundërshtar, Munchen 1860.

Freiburg-u ka fituar ndeshjen kundër Munchen 1860 me rezultat bindës  5: 2. Fitues ishte futbollisti shqiptaro-zvicerane, Admir Mehmedi, i cili shënoi het-trick në gjysmën e dytë të ndeshjes.
Mehmedi në pjesën e dytë erdhi me një het-trick, duke shënuar në minutën e 59-të, 64-t dhe 89-të.

Ekipi i 23-vjeçarit u gjet në fillim në disavantazh, pasi shqiptari tjetër, Valdet Rama, e kaloi Munchenin në epërsi në minutën e 16-të.

Admir Mehmedi me het-trikun e tij e ka dërguar skuadrën në fazën tjetër të DFB Pokal.