Kuriozitete

Meksika, në mbrojtje të shqiponjës së artë, shpendit të saj kombëtar

Kujdestarët aktualisht kujdesen për 44 zogj grabitqarë, nga të cilët 10 janë Shqiponja te Arta. Këto shqiponja janë shpëtuar nga pjesë të ndryshme të vendit

Një qendër meksikane e dedikuar për ruajtjen dhe rehabilitimin e Shqiponjës së Artë, e cila konsiderohet shpend kombëtar, ka prezantuar sukseset në kujdesin për speciet e rrezikuara.

Duke bashkëpunuar me Ministritë e Mbrojtjes dhe Mjedisit, kjo Qendër funksionon brenda objekteve të Kolegjit Ushtarak në jug të Meksikës.

Kujdestarët aktualisht kujdesen për 44 zogj grabitqarë, nga të cilët 10 janë Shqiponja te Arta. Këto shqiponja janë shpëtuar nga pjesë të ndryshme të vendit. E vendosur në një zonë që mbulon 9,672 metra katrorë,

Qendra e hapur më 13 shtator 2017, është e pajisur me një klinikë dhe një laborator për analiza klinike dhe rreze X, një sallë operative, farmaci, një zonë inkubatore , si dhe zyrat administrative dhe mbikëqyrëse.

Qendra punon për të rehabilituar zogjtë e plagosur dhe ata të sëmurë, si dhe për të shumuar ato në natyrë. Në dhjetor 2013, u lirua shqiponja e parë e rehabilituar.  Më shumë se 20 njerëz përbëjnë ekipin teknik, ndër të cilat janë veterinarë, biologë dhe bashkëpunëtorë të jashtëm.