Kosova
Memli Krasniqi, kandidat i vetëm për kryetar të PDK-së
Sot, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në një konferencë për media ka folur lidhur me mbajtjen e Konventës së dhjetë të PDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, përcjell albinfo.ch.
Hamza ka theksuar se në këtë Konventë që do të mbahet nesër, gara për të të kandiduar për kryetar të partisë ka qenë e hapur, ndonëse është paraqitur vetëm Memli Krasniqi, i cili zotëron integritet të lartë profesional dhe politik për këtë pozitë, si dhe ai ka marrë përkrahjen e të gjithë anëtarëve dhe strukturave.
“Ka qenë një proces i hapur. Të gjithë ata që kanë pasur dëshirë dhe gatishmëri, kanë mundur të hyjnë në garë për t’u zgjedhur si kryetar i PDK-së. Aktualisht e kemi një kandidat dhe ai është Memli Krasniqi, një personalitet i cili i plotëson të gjitha kushtet për t’u zgjedhur kryetar i PDK-së”, ka thënë Hamza.
Po ashtu ai ka thënë se PDK-ja ka treguar qëndrueshmëri, edhe pse ka qenë e goditur nga shkuarja e Kryetarit Veseli dhe Presidentit Thaçi në Hagë.
“Eshtë një proces për ta zgjedhur një kryetar, i cili e kthen PDK-në fuqishëm drejt fitores për ta qeverisur vendin. Ne kemi treguar një qëndrueshmëri dhe kemi arritur të jemi partia më e madhe opozitare”, ka përfunduar ai.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern












