E-Diaspora
Mërgimtarët në Maqedoni, shpenzime marramendëse për dasma
Dy muajt e verës, korriku dhe gushti, konsiderohen si muajt e dasmave dhe të mërgimtarëve. Gjatë këtyre ditëve gjithçka ndryshon ritmin, ndërsa ata që po i presin me “duar të hapura” kurbetqarët janë kryesisht këngëtarët dhe bizneset e vogla, shkruan albinfo.ch.
Avdil Kadrija nga Maqedonia tashmë disa ditë po qëndron në vendlindje, ku ka përfunduar përgatitjet e fundit për dasmën e dy vëllezërve të tij.
Ai punon në Zvicër, ndërsa bashkë me familjarët e tij po zgjidhnin arin për nuset që po bëhen pjesë e familjes Kadrija.
Avdili thotë se kanë ndarë një buxhet të majmë për dasmën e caktuar, pasi sipas tij, duhet respektuar të gjitha traditat që i do një dasmë shqiptare. Vetëm për ari familja Kadrija planifikon të shpenzojë deri 10 mijë euro, raporton Televizioni Alsat M nga Shkupi
Televizioni Alsat-M në dyqanet e nusërisë dhe ato të dhëndërisë ka mësuar se çmimet e fustaneve të nusërisë fillojnë nga 400 euro e më lart, ndërsa një kostum komplet i dhëndërisë kap çmimin mesatar prej 150 eurosh. E për këpucët, nusja dhe dhëndri duhet të ndajnë prej 1.500 denarë e më shumë.
Qytetarët janë të ndarë për shpenzimet e mëdha që bëhen për dasma. Thonë se gjendja e rëndë ekonomike po vështirëson edhe realizimin e një dasme mesatare. Qytetarët thonë se lukset e jashtëzakonshme mund t’i lejojnë vetëm familjet e pasura.
Përveç shpenzimeve të tjera, muzika në dasmë ka rol të veçantë. E për të siguruar një këngëtar ose grup muzikor, shuma mesatare që një familje duhet të ndajë është 1.500 euro.
Në fund, për t’u dukur bukur makina e dasmës ju duhet të ndani një shumë mesatare prej 40 eurosh. Përllogaritjet dalin për një dasmë mesatare në Maqedoni që nuk shpëton dot pa shpenzuar 10 mijë euro.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj Nikol Tuka, pianistja shqiptare me mbi 40 çmime, rrëmben duartrokitjet e publikut... -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Goditet një rrjet i trafikimit të armëve që vepronte mes Francës dhe Zvicrës Aksion i madh kundër kontrabandës së armëve, arrestime edhe në Zvicër... -
Kolona në Gotthard arrin në 15 kilometra, pritje mbi 2 orë për drejtuesit e automjeteve -
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove












