Zhvillim
Mërgimtarët nga Kreuzlingeni i ndërtuan shtëpinë Fadil Shabanit
Familja e Fadil Shabanit nga Shipashnica falë ndihmës së mërgimtarëve shqiptarë në qytetin Kreuzlingen të Zvicrës është bërë me shtëpi të re
Mërgimtarët në Zvicër në qytetin Kreuzlingen janë organizuar dhe kanë grumbulluar mjete në vlerë prej 16 mijë eurove për t`i ndërtuar shtëpinë familjes së Fadil Shabanit në fshatin Shipashnicë të Poshtme, Komuna e Kamenicës.
Në përurimin e shtëpisë ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli i cili i ka falënderuar mërgimtarët të cilët kanë zgjedhur një familje për t`ia ndërtuar shtëpinë e re.
Dorëzimi i shtëpisë u bë me 26.10.2013 dhe ka kushtuar 16000.-€
Ndërkaq, Ragip Avdyli, në emrin e bashkatdhetarëve nga Kreuzlingeni ka falënderuar xhaminë „Hëna e re“ në Kreuzlingen dhe Qendrën Shqiptare për Kulturë dhe integrim për mbe¨shtetjen e dhënë.
Grumbullimi i mjeteve financiare për ndërtimin e shtëpisë familjes Shabani është mundësuar falë koncerteve të organizuara nga komuniteti shqiptar i këtushëm ku janë kyçur edhe Ansambli „Drita“ SH.K.A, „Sharri’“ , SH.K.A „Dielli“, SH.K.I „Rinia“, Grupi Teatral „Aktrimi“ si dhe këshilli organizativ me përbërjen si vijon: Ragip Avdyli, Kadrush Myrtaj, Avni Avdyli, Selatin Bytyqi, Bexhet Berisha, Bejtush Kastrati, Lumni Avdyli dhe Rexhep Myrtaj.
Ragip Avdyli ka falënderuar me këtë rast edhe këngëtarët Afrim Aliu, Mentor Mushkolaj, Bujari i vogël të cilët dhanë kontribut të madh me këngët e tyre në koncertin humanitar dedikuar ndërtimit të shtëpisë. Ai theksoi se të gjithë këngëtaret në këtë koncert humanitar kanë kënduar pa kompensim.
Fadil Shabani, dhe vëllai i tij nga fshati Shipashnicë e Poshtme, me këtë rast shprehën falënderimet më të sinqerta ndaj bashkatdhetarëve të cilët grumbulluan të hollat për ndërtimin e shtëpisë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej












