Kosova

Mërgimtari dhuron katër autoambulanca

Mërgimtari nga Suedia, Blerim Selimi ka dhuruar katër autoambulanca për Qendrën Mjekësore në Skenderaj. Secila nga to kushton rreth 30 mijë euro, derisa ka bërë apel që të gjithë mërgimtarët të vazhdojnë të kontribuojnë në Kosovë

Kontributi i mërgimtarëve është i madh në Kosovë. Ata vazhdojnë të japin ndihma në sektorë të ndryshëm.

Një mërgimtar që punon e vepron në Suedi, përveç që ndihmon familjen e tij, po kujdeset edhe për bashkëqytetarët. Ai, ka sjell nga vendi i largët disa autoambulanca, raporton “Klan Kosova”.

Blerim Selimi ka insistuar që të ndihmojë vendlindjen e tij. Ai e ka parë gjendjen në Skenderaj dhe nuk ka hezituar të ndihmojë. “Edhe pse jemi atje, ne kemi zemrën këtu. Shpresoj që edhe të tjerët të ndihmojnë”, ka thënë mërgimtari, përcjell albinfo.ch.

Vlera e një autoambulance është rreth 30 mijë euro, derisa në Suedi i mori pa para.