Kosova

Vetaksident i një mërgimtari në Prishtinë

Raportohet se një veturë me targa gjermane është aksidentuar në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” mbrëmë në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.

Sikur shihet në fotografitë e mëposhtme, vetura e tipit “Golf 8” është rrokullisur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ambulanta dhe njësitet e zjarrfikësve.

Zyrtarë të policisë kanë thënë se bëhet fjalë për vetaksident.

Dyshohet se vozitësi nuk ia ka përshtatur shpejtësinë kushteve të rrugës, e cila ka qenë e lagur për shkak të rigave të shiut.