Kosova
Mërgimtarin e sëmurë nga Zvicra, policia e Kosovës e bën për spital
Idrizi rrëfen se më 22.10.2019 ka ardhur në Kosovë, por djali të cilin ia ka rrahur policia e Kosovës është në gjendje të rëndë shëndetësore
“Unë bërtitsha. Merrmëni mua, mos e goditni djalin se e kam të sëmurë, mos i mëshoni djalit se iu mbetet në dorë”, këto ishin fjalët emocionuese të mërgimtarit teksa po u mundonte të sqarohej me Policinë e Kosovë në pikën kufitare ‘Dheu i Bardhë’.
Një rrëfim prekës, dha mërgimtari, Rexhep Idrizi, i cili së bashku me gruan dhe dy djemtë e tij kishte ardhur për pushime në vendlindje. Por, atë që më së paku e kishte menduar atij i kishte ndodhur. Siç tregon ai, policët kufitarë në pikën kufitare te “Dheu i Bardhë” e kanë rrahur thuajse për vdekje djalin e tij, i cili tash e një kohë është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Idrizi rrëfen se më datën 22.10.2019 ka ardhur në Kosovë, më saktësisht ka hyrë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë së bashku me gruan dhe dy djemtë e tij. Siç tregon ai, djali të cilin ia ka rrahur policia e Kosovës është në gjendje të rëndë shëndetësorë.
“Pas një pritje në kufij diku rreth 30 minuta, u futen në Kosovë. Duke menduar se polica e sigurimit e veturës sime vlen edhe për Kosovë, ne fare nuk e morëm atë në pikën kufitare. Ne kemi vazhduar rrugën dhe kur arritëm në fshatin Ranillugë, na ndali policia në rrugë, na i mori pasaportat dhe na urdhëroi të kthehemi sërish për në pikën kufitare ku kemi hyrë ne”, rrëfen i emocionuar Idrizi.
Po ashtu ai tregon se prej aty janë kthyer edhe një herë në pikën kufitare, ku policëve që kanë qenë aty, ai thotë se u ka kërkuar falje, pasi që nuk e ka ditur se duhet të merret patjetër sigurimi kufitar.
“Unë i thashë policit unë e pagova gjobën 150 euro, e paguaj edhe policen, sepse i kam paratë, duke debatuar më të afër meje janë ofruar edhe tre policë të tjerë. Kur policet u ofruan afër meje, njëri nga djemtë e mi, ai që është i sëmurë rëndë, doli nga vetura”, rrëfen më tutje Idrizi.
Gjithashtu, ai tregon se duke debatuar mes vete, njëri nga policët tha se djali im që është i sëmurë, po na kërcënon, dhe në këto momente, sipas tij, policia kufitare ka filluar ta godasin djalin e tij, raporton “Front Online”.
“Unë bërtitsha. Merrmëni mua, mos e goditni djalin se e kam të sëmurë, mos i mëshoni djalit se iu mbetet në dorë. Por, pavarësisht lutjeve të mija e morët ata djalin dhe e futën brenda. Aty brenda kanë ushtruar dhunë të madhe ndaj djalit tim. Djali im aty ka qene duke ndërruar jetë prej torturës, mezi e kanë zgjuar policia sepse ai aty e ka humb vetëdijen” rrëfen i emocionuar më tutje Idrizi.
Ai thotë se menjëherë nga aty djalin e ka dërguar në emergjencë, pasi që gjendje e tij shëndetësore ka qenë shumë e keqe.
Ai më tutje ka treguar se për dhunën që ka përjetuar rastin e ka hapur edhe në Inspektoratin Policor të Kosovës, por deri më tash nuk është marrë masa ndaj policëve në fjalë.
“Unë nuk kthena në Zvicrës pa e ditë së çfarë po ndodh me këtë rast edhe kam me i humb me punë e me krejt, por me ju falë këtyre kurrë. Me ma rreh thuajse për vdekje djalin në gjendje të rëndë shëndetësore, kjo për mua është shumë e rëndë”, përfundon rrëfimin e tij Idrizi.
Për këtë çështje janë dërguar pyetje edhe Policisë dhe Inspektoratit Policor të Kosovës, por deri në përfundim të orarit të punës nga ta nuk ka marrë përgjigje fare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?














