Lajme
Mërgimtarit në Serbi ia prishin veturën dhe i kërkojnë 2000 euro për t’ia rregulluar
Bashkatdhetarët tanë, të cilët kanë qëndruar për festat e fundvitit në Kosovë, janë duke u maltretuar jashtë mase gjatë kalimit në pikën kufitare me Serbinë.
Përkundër që po presin me orë të tëra në pikën kufitare në Merdar, atyre po iu krijohen probleme edhe gjatë rrugës.
Vetëm të shtunën janë raportuar disa raste që mërgimtarëve u janë shpuar gomat e veturave. Por, jo vetëm kaq, një bashkatdhetar që jeton në Gjermani ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar gjatë kalimit nëpër Serbi.
F.S., nga Prishtina, ka thënë për Telegrafin se pas kalimit të pikës kufitare, ai ishte ndalur për të pushuar në një vend (pompë derivatesh) dhe disa serbë ia kishin prishur veturënm, duke bërë që të mos ndizej më.
“Pas një orë e gjysmë vozitje, jam ndalë me pushu në një pompë karburanti. Kisha flejt pak në kerr, edhe xhamat ishin avullu, e dheza kerrin me e nxeh pak se dojsha me vazhdu rrugë, por nuk u dhez. Kur dola jashtë, disa serbë aty më thanë mos e provo se e prish më shumë,…….., (kishte vazhduar biseda)”, ka thënë bashkatdhetari.
Më pas, ata i kishin kërkuar dy mijë euro që t’ia rregullonin veturën, shkruan Telegrafi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit Rritja e çmimeve të pronave, shërbimeve luksoze dhe fuqia e frangës zvicerane e kanë renditur Cyrihun... -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër -
Kondicionerët shiten me ritëm rekord në Zvicër mes valës së të nxehtit -
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe















