Lajme
Merkel bën thirrje për ndalim të kaosit në Afganistan
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, bëri thirrje sot për ndihmë ndërkombëtare me qëllim parandalimin e rënies së Afganistanit në kolaps ekonomik.
“Nuk mund të jetë qëllimi i bashkësisë ndërkombëtare të shikojë se si 40 milionë njerëz të përfshihen nga kaosi, sepse energjia elektrike mund të furnizohet edhe në mungesë të një sistemi financiar”, tha Merkel pas samitit special të G20-s për të trajtuar situatën në vendin e shkatërruar nga lufta, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
“Të gjithë ne nuk fitojmë gjë, nëse i gjithë sistemi monetar ose sistemi financiar shembet në Afganistan, sepse atëherë as ndihma humanitare nuk mund të sigurohet më”, shtoi ajo.
Kancelarja gjermane në ikje vuri në dukje se Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore kanë një detyrë kryesore për të parandaluar shembjen e sistemit financiar të vendit.
Ajo konfirmoi se Gjermania do të japë 600 milionë euro (692 milionë dollarë) ndihmë, siç u premtua në konferencën e donatorëve të shtatorit.
Krahas ndihmës humanitare, Merkel tha gjithashtu se ishte e nevojshme një fushatë e shpejtë vaksinimi në Afganistan.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












