Bota
Merkel dhe CDU kërkojnë ashpërsim të Ligjit të Azilit
«Ato çfarë kanë ndodhur në natën e Vitit të Ri janë veprime të ulëta kriminale, të cilat kërkojnë përgjigje të vendosur», ka thënë kancelarja gjermane njëherësh kryetare e CDU-së, Angela Merkel
Partia në koalicionin e madh qeveritar të Gjermanisë, CDU-ja, kërkon që ndaj sulmeve të fundit kriminale mbi femrat në Këln të reagohet përmes ashpërsimit të ligjit të azilit. Afër 400 kallëzime penale janë bërë deri të shtunën vetëm në lidhje me ekseset seksuale dhe të tjera që ndodhën natën e Vitit të Ri në Këln.
Shumica dërmuese e atyre që ushtruan dhunë ose ngacmuan seksualisht vajzat gjermane ishin refugjatë, kryesisht nga vendet arabe, të Afrikës së Veriut.
Lidhur me rastin e rëndë kanë protestuar të shtunën edhe ekstremistët e djathtë, ksenofobë. Por, policia ia ka dalë ta shpërndajë protestën e tyre.
«Ato çfarë kanë ndodhur në natën e Vitit të Ri janë veprime të ulëta kriminale, të cilat kërkojnë përgjigje të vendosur», ka thënë kancelarja gjermane njëherësh kryetare e CDU-së, Angela Merkel të shtunën, pas një mbledhjeje të kreut të partisë, të mbajtur në Mainz. «Prandaj, ndryshimet janë në interes të qytetarëve po aq sa dhe në interes të shumicës së madhe të vet refugjatëve», ka thënë Merkel.
Kancelarja konsideron se CDU-ja do të arrijë një unifikim të shpejtë qëndrimesh me partnerin në qeveri, SPD-në për të bërë ndryshimet e ligjit të azilit.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane Java e ardhshme do të jetë me stuhi. Erëra të forta po fryjnë mbi Zvicër. Qeveria... -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër














