Lajme
Merkel: Gjendja me koronavirusin në Gjermani është alarmante
Gjendja me koronavirusin në Gjermani është tejet alarmante.
Kancelarja Angela Merkel delaroi sot se gjendja është shumë alarmuese, duke bërë thirrje për proces më të shpejtë të dhënies së dozës përforcuese të vaksinës dhe duke u bërë apel të pavaksinuarve që ta ndryshojnë mendjen, shkruan Reuters.
Ndërkohë, instituti “Robert Koch” raportoi 52.826 raste të reja me Covid-19, kur vala e katërt e pandemisë e ka përfshirë Evropën.
“Nuk është shumë vonë për të vendosur për dozën e parë. Secili që vaksinohet, e mbron veten dhe të tjerët dhe nëse një numër i mjaftueshëm i njerëzve vaksinohen, kjo është rruga për të dalë nga pandemia”, tha kancelarja në largim.
Ajo shtoi se duhet të ketë një “përpjekje kombëtare” për të siguruar shpërndarje masive të dozës përforcuese të vaksinës, pasi mbrojtja e ofruar nga vaksinat ka filluar të tkurret gjashtë muaj pas dozës së dytë.
Disa rajone të Gjermanisë tashmë kanë filluar të marrin masa, pasi vendi regjistroi disa herë rekorde të rasteve ditëve të fundit.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













