Lajme
Merkel konfirmon se Gjermania do të pranojë një numër refugjatësh afganë
Sipas kancelares gjermane, vendi ëshë i hapur për pranimin e kontrolluar të refugjatëve afganë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh sot se ishte e hapur për një pritje “të kontrolluar” të refugjatëve afganë, “veçanërisht të cënueshëm”, që largohen nga regjimi taleban, ndërsa pranoi vështirësinë për të gjetur një marrëveshje për këtë çështje midis partnerëve evropianë, rapprton Afp, përcjell Albinfo.ch.
Megjithatë, Merkel, vendi i së cilës priti më shumë se një milion azilkërkues në 2015 dhe 2016, shpjegoi se duhen kërkuar fillimisht zgjidhje rajonale, për t’i pritur këta refugjatë në vendet fqinje të Afganistanit.
“Së dyti, ne mund të reflektojmë nëse njerëzit veçanërisht të cënueshëm duhet të vijnë në Evropë (…) në mënyrë të kontrolluar dhe me mbështetje”, tha ajo në një konferencë shtypi…
Udhëheqësja konservatore ka planifikuar të takohet me Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi, për këtë qëllim.
Që kur talebanët morën pushtetin të dielën, mijëra afganë janë dyndur në aeroportin e Kabulit në përpjekje për të lënë vendin e tyre, duke shkaktuar skena shqetësimi në të gjithë botën.
Rreth 2 000 persona, sipas policisë, demonstruan të martën pasdite në Berlin në favor të pritjes “së shpejtë” të refugjatëve afganë në Gjermani.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











