Lajme
Merkel: Ndërhyrja në Afganistan, jo aq e suksesshme sa shpresohej
“Duhen nxjerrë mësime nga ky operacion, që zgjati dy dekada", tha Merkel
Ndërhyrja perëndimore në Afganistan, ku talebanët kanë rimarrë pushtetin, nuk ka qenë aq “frytdhënëse” sa shpresohej, pavarësisht goditjeve që nga viti 2001 kundër organizatës Al-Kaeda, tha sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.
“Tashmë dihet se Al-Kaeda nuk mund të kryejë më sulme kundër SHBA-së nga Afganistani, siç bënë më 11 shtator 2001, por gjithçka që pasoi nuk ka qenë aq e suksesshme dhe nuk është kryer siç e kishim planifikuar”, vuri në dukje Merkel në një konferencë shtypi në Berlin, transmeton Afp, përcjell Albinfo.ch.
“Duhen nxjerrë mësime nga ky operacion, që zgjati dy dekada. Gjithashtu, ne duhet të vendosim synime më modeste, mendoj, në këtë lloj misioni”, shtoi ajo.
Liderja gjermane pranoi se nuk priste që ofensiva e talebanëve të ishte kaq shpejt e suksesshme: “Ne e gjykuam gabim përparimin e trupave talebane”.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












