Lajme
Merkel: Nuk pendohem për gazin nga Rusia
Pas shumë debateve, ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, mbrojti të enjten vendimet e qeverisë së saj për të blerë vëllime të mëdha gazi natyror nga Rusia, e cila ishte furnizuesi kryesor i vendit të saj me gaz në kohën kur ajo la detyrën, përcjell albinfo.ch.
Duke folur në Lisbonë, Merkel tha se “vepron gjithmonë me kohën” dhe se ajo nuk pendohet për vendimet e saj.
Ajo tha se ishte e qartë se Gjermania kishte nevojë të diversifikonte furnizimin e saj me energji, ndërsa u largua nga termocentralet bërthamore dhe termike dhe se gazi do të duhej në periudhën e tranzicionit.
Merkel deklaroi se “nga perspektiva e asaj kohe, ishte shumë e kuptueshme dhe racionale të merrej gaz përmes tubacioneve, përfshirë atë nga Rusia, i cili është më i lirë se gazi i lëngshëm LNG që merret nga pjesët e tjera të botës”.
Ajo shtoi se “edhe gjatë Luftës së Ftohtë, Rusia ishte një furnizues i besueshëm i gazit”.
Merkel drejtoi Gjermaninë nga viti 2005 deri në dhjetor të vitit të kaluar. Gjatë “mbretërimit” të saj, gazsjellësi North Stream 1 solli gaz direkt nga Rusia në Gjermani nën Detin Baltik, raporton AP.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut Që nga fundi i qershorit, pasagjerët që nisen nga Aeroporti i Cyrihut janë lejuar të mbajnë... -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit













