E-Diaspora
Merlind Hondozi, 15-vjeçari floktar në Austri
Ai ua rregullon flokët të tjerëve për bukuri. Merlind Hondozi nuk mërzitet as për komentet kritike të shokëve të tij dhe prej gjysmë viti mëson për frizer në Linz të Austrisë.
Zanati i frizerëve konsiderohet për shumicën si profesion i femrave. Por, ka edhe djem të rinj, të cilët janë të interesuar të merrem me gërshërë dhe flokë të huaj, si për shembull Merlind Hondozi. 15-vjeçari nga Hartkirchen (Bezirk Eferding) që nga muaj gusht është duke bërë praktikën në një sallon të frizerëve.
Dëshira për këtë profesion dhe për t’i bërë si femrat, ashtu edhe meshkujt e bukur, i ka lindur Merlindit që nga mosha gjashtëvjeçare. “Në atë kohë unë isha me nënën time te frizeri. Nga ai moment më ka lënë përshtypje dhe kam thënë se edhe unë dëshiroj të bëhem i tillë”, thotë 15-vjeçari në një bisedë për gazetën nachrichten.at, njofton albinfo.ch.
Më vështirë sesa ka menduar
Përderisa familja e pranoi menjëherë vendimin e djalit për t’u bërë frizer, kështu nuk ndodhi edhe me shokët dhe të njohurit e tij, të cilët e ngacmonin për dëshirën për t’u bërë frizer i femrave.
Për një kohë, 15-vjeçari mendoi që në mos duhet të ndërrojë profesionin dhe të mësojë diçka tjetër, por në fund vendosi. “Atëherë unë i thashë vetës: unë po mësoj për frizer dhe nuk më intereson se çfarë thonë të tjerët”.
Merlindi, prindërit e të cilit janë nga Kosova, konkretisht nga Rahoveci, nuk është aspak i penduar për vendimin që ka marrë. “Po më pëlqen shumë profesioni. Është pikërisht ashtu siç e kam paramenduar”. Megjithatë puna e frizerit është më e vështirë se sa e ka menduar. “Të qëndroj gjatë tërë kohës në këmbë, kjo është paksa e lodhshme për mua”, përcjell albinfo.ch.
Ai tashmë ka klientët e tij secilën të mërkurë dhe të premte, kur mund të tregojë aftësitë dhe po ashtu tashmë është i përgatitur për larje të flokëve dhe për krijimin e vetullave artificiale.
“Shpresoj që së shpejti edhe të mund t’i prej e t’i stilizoj flokët e klientëve”.
Qëllimet e Merlindit nuk janë vetëm të luajë futboll dhe tenis, por edhe ta marrë certifikatën si profesionist për frizer. Në të ardhmen ai mendon të hapë edhe sallonin e tij.
Albinfo.ch
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg













