Kosova

Merr flakë autobusi kosovar në “Rrugën e Kombit”

Një autobus ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Kombit”.

Autobusi ka qenë i linjës Durrës-Mitrovicë.

Vetë agjencia e autobusit ka njoftuar për rastin.

“Sot në orët e pasdites në autostradën e “Kombit” ka marrë flakë autobusi i kompanisë tonë i linjës Durrës-Mitrovicë, por që fatmirësisht përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur pasoja të tjera. Të gjithë pasagjerët dhe stafi i kompanisë janë shëndosh e mirë, pasi që nuk kanë pësuar asnjë dëmtim të vetëm. Për hir të transparencës, ju njoftojmë se autobusi ka qenë në gjendje të rregullt teknike, mirëpo si duket deri te ky dëmtim ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta.

Të gjitha linjat tona do të vazhdojnë qarkullimin sipas orareve të parapara, ka njoftuar kompania “Ariani”.