Opinione
Merruni me politikën e Zvicrës, ju del më mirë
Çmenduria më e madhe e këtyre debateve të koalicioneve parazgjedhor të Kosovës, janë një pjesë e shqiptarëve që jetojnë në Zvicër. (Ndoshta në Diasporë në tërësi, por në Zvicër jetoj dhe e shof nga afër).Kjo urrejtje patetike mes klaneve partiake; shtyrja me muskuj në mënyrë primitive; ofendimet dhe provokimet; etiketimet e nivelit më të ulët; hipnotizimi i një shoqërie të tërë vetëm për poste qeverisëse. Shqiptarët kudo ku janë krenohen për çdo arritje të shqiptarëve në Zvicër, me të drejtë.
Por harrojnë që shumica dërrmuese e shqiptarëve këtu, as që merr pjesë në këtë debat për politikën e Kosovës, e lere më të marrin pjesë në zgjedhje. Një pjesë e tyre, madje edhe ata të gjeneratës së dytë, siç duket u ka ngelur si trashëgim, janë ende në mendësinë e përçarjeve të viteve 90-të. Dhe për fat të keq, s’kanë mësuar ASGJË nga fryma politike e Zvicrës, ku garat nuk bëhen me të fortin e partisë, por me programe politike; ku partite politike dhe mbështetesit e saj flasin në mënyrë të qytetëruar dhe me respekt ndërmjet veti.
Merruni me politikën e Zvicrës, ju del më mirë. Sepse këtu po jetoni, këtu paguani taksat, këtu po shkolloheni dhe këtu do zhvilloni të ardhmen tuaj. Pastaj, kur të brendësohet kultura e qetë politike e Zvicrës në mendësitë tuaja, do jeni edhe më të kthjellët të merreni me politikat e Ballkanit. Me urrejtje nuk arrihet asgjë.
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029











