Lajme
Mësimi në distancë do të nisë në lëndët gjuhë shqipe dhe matematikë
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka thënë se nga nesër do të fillojë mësimi në distancë për klasat e para deri në klasën e pestë për lëndët gjuhë shqipe dhe matematikë.
Ajo në një konferencë për media ka shtuar se materialet do të transmetohen në RTK1 dhe RTK4.
“Që nga nesër fillon mësimi në distancë, fillimisht do të kemi mësim në gjuhën shqipe dhe matematike nga klasa 1 deri në 5 që transmetohet në RTK1 dhe RTK4. Një platformë tjetër do të vëmë në disponim të gjitha përmbajtjet e tjera për mësim alternativ”, ka thënë ajo, raporton KOHA.
Sipas saj, nga java e ardhshme do të punohet për klasën e gjashtë deri të nëntën.
“Ajo çka kemi punuar ka qenë në disa rrafshe, kemi filluar në mbledhjen e materialeve dhe në xhirime, gjatë kësaj jave do të prodhojmë materiale nga klasat 6-9 e më vonë për gjimnaze dhe shkolla profesionale. Kjo punë nuk do të ishte e mundur pa punën e shumë organizatave që kanë punuar me neve”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se nuk ka një datë të caktuar se kur nxënësit do të kthehen në shkolla, pasi që, sipas saj, kjo do të varet nga shpërndarja e virusit, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar Sipas një raporti të Këshillit Federal, këto shërbime i kushtuan sigurimit të detyrueshëm shëndetësor gati 55... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit












