Maqedonia
Mësohen shkaqet e aksidentit që la të vdekur 15 persona
Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë së Veriut njofton se ka ngritur procedurë hetimore për shtatë persona për aksidentin që ndodhi më 13 shkurt në afërsi të fshatit Llaskarcës, me ç’rast humbën jetën 15 persona dhe 39 të lënduar.
Shkaqet që shpien deri tek aksidenti në fjalë sipas PTHP-së ka qenë shpejtësia më e madhe se e lejuara, autobusi ka lëvizur me shpejtësi prej 90 km/h, ndërkohë që shpejtësia e lejuar ka qenë vetëm 80 km/h, raporton “Alsat”.
Ndërkohë që ka pasur probleme edhe me sistemin e frenimit, përcjell albinfo.ch.
Lidhur me aksidentin janë marrë në pyetje gjithsejtë 47 persona, si dhe është kryer ekspertizë nga fakulteti i makinerisë për autobusin, tahografin, si dhe ekspertizë mjekësorë për gjendjen shëndetësore të vozitësit.
Hetimet flasin se në kohën e aksidentit nuk është përdorur celulari nga ana e vozitësit.
Alsat jozyrtarisht mëson se në mesin e të ndaluarve janë edhe vozitësi i autobusit si dhe pronari i Durmo Turs.
E-Diaspora
-
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar Filmi francez “Two People Exchanging Saliva” fiton çmimin për filmin më të mirë të shkurtër, ndërsa... -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani -
Finlandë
Hana Orllati kalon fazën e dueleve në “The Voice of Finland” -
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve














