Maqedonia
Mësohet rezultati përfundimtar nga zgjedhjet në Maqedoninë Veriore
KSHZ-ja ka bërë të ditur se procesi zgjedhor u zhvillua kryesisht në atmosferë të qetë dhe demokratike
Stevo Pendarovski, kandidat i 31 partive në pushtet të udhëhequr nga Lidhja Social-Demokrate, është shpallur fitues në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, por me një diferencë shumë të ngushtë kundrejt Gordana Siljanovskës të opozitës maqedonase.
Sipas të dhënave paraprake të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, nga 98 për qind të vendvotimeve të numëruara, Pendarovski ka fituar me një diferencë prej rreth 1 mijë votave, 316.716 apo 42,72% kurse Siljanovska 315.651 apo 42,58% për qind.
Kandidati shqiptar, Blerim Reka, që ka mbështetjen e Aleancës për Shqiptarët ka fituar 76.697 apo 10,35%. Në zgjedhje kanë votuar 42.03 për qind nga rreth 1.8 milion qytetar me të drejtë vote, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Por, pavarësisht këtij rezultati dy partitë kryesore kanë shpallur fitoren në zgjedhje. Kryeministri Zoran Zaev, njëherit kryetar i LSDM-së tha se në zgjedhjet e së dielës ka fituar koncepti që çon para vendin ndërsa ka ftuar qytetarët që në balotazh të vulosin fitoren e kandidatit pro evropian, Stevo Pendarovski, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO DPMNE-së tha se fitorja e së dielës e kandidates, Gordana Siljanovska, është edhe një dëshmi se populli sic tha nuk pajtohet me politikën e dështuar dhe të dëmshme të qeverisë aktuale.
Kandidati shqiptar për president, Blerim Reka, tha se është i kënaqur nga rrjedha e votimit dhe rezultati i arritur.
“Në të gjitha komunat shqiptare udhëheqin 3 me 1 në raport me kandidatët e tjerë. Vota kemi fituar edhe në komuna. Koncepti jonë “Republika për të gjithë” ka marrë mbështetje edhe në ato komuna ku nuk kemi shtrirje partiake. Kjo jep shpresë se Maqedonia do të jetë shtet i të gjithëve. Me votat e siguruara ne kemi deligjitimuar partitë tjera shqiptare, dhe kjo paralajmëron një pranverë politike”, ka deklaruar Reka.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar














