Kosova
Maqedonia, kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ideja për korrigjimin e kufijve apo shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë për presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, është e patolerueshme, pasi sipas tij, një vendim i tillë do të prodhonte gjithmonë probleme mes dy shteteve. Pendarovski tha se institucionet e Kosovës dhe Serbisë duhet të fokusohen në krijimin e kushteve për bashkëjetesë, e jo për ndarje.
“Është e patolerueshme që të flitet për një ide të tmerrshme për shkëmbim të territoreve në shekullin 21. Herën e fundit një gjë e tillë ka ndodhur me mbështetjen e fuqive të mëdha para rreth një shekulli, në vitin 1923. Pyetni grekët dhe turqit se si edhe ditëve të sotme kanë pasoja nga shkëmbimi i territoreve. Nuk mund as të mendoj se mund të ndodhë diçka më e keqe, se sa dikush të mendojë seriozisht t’i qaset ekzekutimit të një projekti të tillë”, deklaroi Stevo Pendarovski, president i Republikës së Maqedonisë së Veriut, raporton Alsat.
Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Sheqerinska, thotë se tensionet mes shteteve fqinje ndikojnë negativisht në gjithë rajonin.
Ajo tha se me anëtarësimin në NATO, vendi do të jetë e sigurt nga çfarëdo lloj ndikimi nga jashtë, përcjell albinfo.ch.
“Edhe ne, por edhe i gjithë rajoni jemi të vetëdijshëm që cenimi e sigurisë te fqinjët tanë gjithmonë ka pasoja negative. Në vend që të frikësohemi ne si shtet dhe si qeveri vendosëm që të marrim masa. Andaj në vitin 2017 fokusin tonë e vendosëm në anëtarësimin në NATO. Që ta sigurojmë shtetin tonë dhe të kemi garancinë plotësuese të sigurisë edhe në rast të jostabilitetit rajonal”, pohoi Radmilla Sheqerinska, ministre e Mbrojtjes.
Këto komente Pendarovski e Sheqerinska i bënë gjatë takimit që presidenti pati në Ministrinë e Mbrojtjes me ministren dhe Shefin e shtatmadhorisë së ARM-së.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë














