Maqedonia
Pendarovski: Kemi bërë diçka që askush nuk e ka bërë deri tani
Pendarovski tha se vendimi i Presidentit Francez Emmanuel Macron është larg fyerjes për Maqedoninë e Veriut
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, thotë se është gati për “ndryshim të vërtetë”, shkruan e përditshmja franceze “Le Monde”.
Gazeta përshkruan presidentin si një njeri me shpresë të plotë se Bashkimi Evropian (BE) do t’i japë ende dorë vendit tonë të vogël dhe do të jetë i bindur se ka argumente të forta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Popullsia me të vërtetë ndjen hidhërim. Por, nuk ishte vendimi i Emmanuel Macron, por ai i Këshillit Evropian”, tha Pendarovski në një intervistë për gazetën “Le Monde”.
Pendarovski në intervistë tha se të gjithë ishin të bindur se ne do të kishim negociata të privilegjuara për shkak së zgjidhjes së kontekstit me emrin prej dekadash me Greqinë fqinje, përcjell albinfo.ch.
“Të gjithë ishin të bindur se do të kishim negociata të privilegjuara. Ne kemi bërë diçka që askush tjetër nuk ka bërë në historinë e diplomacisë moderne. Por, edhe kjo nuk ishte e mjaftueshme”, tha Presidenti.
Pendarovski tha se vendimi i presidentit frances Emmanuel Macron është larg fyerjes për Maqedoninë e Veriut, por mbi të gjitha është një kritikë për funksionimin e Evropës dhe procesin e integrimit të shteteve të reja anëtare, që konsiderohen shumë të rrepta dhe burokratike.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë














