Mësuesja i hedh flakën vetës para nxënësve
Një mësuese e matematikës, 44 vjeçe, depresive dhe në konflikt me nxënësit e saj u përpoq të enjten të vetëdigjet me zjarr në oborrin e shkollës së saj në Béziers (Francë). Ajo gjendet tani në gjendje shëndetësore të rëndë.
Të enjten në mëngjes mësuesja kishte ardhur në shkollë me një kantë benzini. Ajo ka zhvilluar mësimin dha pastaj është vendosur në qendër të oborrit të shkollës, gjatë kohës së pushimit. Pastaj e heshtur është stërpikur dalë nga dalë me benzin para se t’ia fuste flakën zjarrit, kanë shpjeguar disa prindër të nxënësve.
“Ky është një akt i kryer nga një person i cila ka humbur shpresën”, ka pohuar prokurori Patrick Mathé duke theksuar se veprimi në fjalë ka qenë “një përpjekje për vetëvrasje në lidhje me aktivitetin e saj profesional”.
Sipas dëshmitarëve të intervistuar nga shtypi, gruaja ishte në konflikt me disa nxënës, të cilët ishin shumë problematikë dhe të cilët kundërshtonin vazhdimisht metodat e mësimit të saj. Javën e kaluar, sipas gjasave, mësuesja kishte tentuar të bisedojë me nxënësit e saj, por ky hap i saj i pasuksesshëm duket se e ka brengosur shumë mësimdhënësen.
Sipas prokurorit të Républikës Beziers, mësuesja “do të shpëtojë prapëseprapë”, parashikimet i mjekëve mbetën pozitive falë ndërhyrjes me kohë të stafit të urgjencës si dhe të atij të studentëve. E djegur në shkallën e tretë, ajo është transportuar në repartin e spitalit të Montperllier-it për të djegurit e rëndë.
Një qelizë psikologjike
“Është pa dyshim një tragjedi e tmerrshme për komunitetin e tërë shkollës dhe unë dua që së pari të ketë një mendim për familjen dhe për të afërmit e saj, e pastaj për të gjithë komunitetin e shkollës, e cila pa dyshim është prekur thellë”, ka thënë ministri i Arsimit, Luc Chatel.
“Unë kam kërkuar krijimin e një njësie psikologjike, e cila është duke u krijuar tani”, tregon Luc Chatel, i cili pohon se për momentin nuk është në dijeni në mënyrë të qartë për arsyet e këtij akti.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











