Shqipëria
Meta: Marrëveshja Prishtinë-Beograd mund të arrihet edhe pa i prekur kufijtë
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar se në fazën finale të bisedimeve Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshjen pa e prekur çështjen e kufijve.
Ai për gazetën italiane “Il Messaggero” ka thënë se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të konsolidojnë marrëdhëniet e tyre drejt integrimit evropian, por pa prekur çështjen e kufijve.
“Për paqen, jo vetëm në rajonin tonë, është themeltare që Beogradi dhe Prishtina të konsolidojnë marrëdhëniet dhe të shkojnë bashkë, akoma më shumë, në rrugën e integrimit evropian, por pa prekur çështjen e kufijve”, ka thënë Meta.
I pyetur për çështjen e emigrantëve, Meta tha se Italia nuk duhet lënë e vende në përballimin e këtij fenomeni, përcjell albinfo.ch.
Ai në këtë intervistë ka folur edhe për integrimin e Shqipërisë, duke nënvizuar se BE-ja duhet të shohë në optikën e duhur progresin e bërë nga Shqipëria.
“Shpresojmë që bisedimet të hapen dhe Shqipëria të ketë anëtarësim të shpejtë”, ka thënë presidenti.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













