Lajme
Meta: Të rinjve t’u japim mundësi ta krijojnë të ardhmen në vendet tona
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se Kosova e Shqipëria s’mund të ekzistojnë pa shqiptarët, e sidomos pa të rinjtë në vend, shkruan Koha.net.
Por përveç kësaj, ai ka thënë se objektivi strategjik i këtyre dy vende duhet të jetë krijimi i mundësive dhe shanseve që të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen në këto vende.
Këto komente Meta i ka bërë në Facebook, pas takimit të sotëm që u mbajt në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, ku drejtues të institucioneve u mblodhën për të falënderuar Shqipërinë për mikpritjen e ofruar gjatë luftës në Kosovë.
“Shqipëria dhe Kosova nuk mund të ekzistojnë pa shqiptarë, dhe sidomos pa të rinjtë dhe pa të rejat tona! Kjo është sfida më madhore kombëtare që kërkon urgjent bashkëpunim, zgjidhje afatgjatë e të qëndrueshme dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët!”, shkruan Meta.
Meta, tutje thotë: “Jemi në kohën e duhur për të pasur një reflektim më të plotë, më të thellë e të përbashkët në këtë drejtim”.
“T’u krijojmë mundësitë dhe shanset të rinjve në Shqipëri, në Kosovë e kudo në rajon, ta shohin dhe ta ndërtojnë të ardhmen në trojet e tyre. Ky duhet të jetë objektivi ynë strategjik!”, përfundon Meta, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bashkëpunim mes studentëve të Universitetit të Lucernit dhe atyre nga Maqedonia Sot u shënua fillimi i javës së dytë përforcuese në Shtip mes studentëve nga Universiteti i...
-
Bashkëpunim mes Kosovës dhe Suedisë në fushën e teknologjisë
-
Gjykimi i shqiptarit për vrasjen e dyfishtë në Bazel, nën masa të forta sigurie
-
Dikur i mbylli, LDK tani me prioritet riaktivizon nëndegët në mërgatë
-
Shoqata ‘Smira” mbledh bashkatdhetarët në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Lojë shpërblyese: Fitoni bileta për të shikuar njërin nga 27 filmat në Kino Kosova Platforma mediale albinfo.ch është partner medial i edicionit të katërt të Kino Kosova...
-
Shkurtimet për financimin e arsimit dhe kërkimit në Zvicër ngjallin shqetësime
-
Mjekët milionerë në Zvicër
-
I dënuari për vrasjen e dyfishtë në Bazel: Nuk e dija se armët ishin të vërteta!
-
Miliarderi zviceran jep 243 milionë dollarë për demokratët amerikanë, “çmenden” republikanët