Tematike
Mijëra të kthyer nga Kosova për një ditë: SVP kërkon teste të shpejta për ta
Shumë banorë të Zvicrës me prejardhje të huaj kanë kaluar pushimet e festave në vendlindjen e tyre. Tani ata po kthehen, dhjetëra aeroplanë nga Prishtina aterrojnë çdo ditë. SVP bën thirrje për masa
Gjatë sezonit festiv, në aeroportet zvicerane kishte më shumë gjallëri se sa kishte pasur për një kohë të gjatë – edhe për shkak të faktit se qytetarët me prejardhje të huaj vizitonin familjet në atdheun e tyre të vjetër, shkruan albinfo.ch.
Sic raporton nau.ch pushimet kanë shkaktuar kokëçarje tek autoritetet zvicerane për javë të tëra, transmeton albinfo.ch. Ekziston një frikë e madhe se shumë njerëz mund të jenë infektuar në festat familjare.
Por, “bilanci i dëmtimit” në kuptimin e numrave të infeksioneve me koronavirus do të zbulohet në ditët në vijim.
Ndërkaq, në Zvicër, rregullat gjatë ditëve të pushimit ishin të rrepta. Maksimalisht dhjetë persona janë lejuar të qëndrojnë bashkë, restorantet ishin të mbyllura dhe grumbullimet në hapësirat publike, rreptësisht të kufizuara.
Shumë persona me prejardhje të huaj kanë udhëtuar në vendin e tyre për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Në veçanti diaspora e madhe kosovare ka treguar gatishmëri të madhe për të udhëtuar, përcjell albinfo.ch. Të paktën kështu tregojnë aterrimet e avionëve nga Prishtina.
Vetëm më 2 janar, afër 50 aeroplanë nga kryeqyteti kosovar kanë aterruar në Aeroportin e Bazelit; më 3 Janar ishin 25 aeroplanë.
Dhjetëra avionë nga Prishtina kanë aterruar gjithashtu në pistën e Aeroportit të Cyrihut në ditët e fundit.
Kjo nuk duhet të jetë problematike sepse Kosova, për shembull, nuk është në listën federale të karantinës që nga fundi i shtatorit.
Kështu, mijëra të kthyer nga Prishtina dhe qytete të tjera mund të nisin punën e tyre dhe të takohen përsëri me miq, duke filluar nga sot.
Por pikërisht kjo është duke shqetësuar disa, transmeton albinfo.ch. Deputetja nacionale nga SVP , Sandra Sollberger, e cila bën pjesë në komitetin e menaxhimit të partisë së saj, kërkon teste të menjëhershme të shpejta për të kthyerit, përcjell albinfo.ch.
“Njerëzit kthehen nga festimet e tyre familjare nga një vend që ka nivele shumë të larta të infeksioneve nga koronavirusi”, shpjegon deputetja nga Basellandi. Qeveria federale po i hyn “një rreziku të lartë ekstrem dhe absolutisht të pakuptueshëm”, ngre alarmin Sollerberger.
“Në Zvicër restorantet, ashensorët e skive dhe madje edhe dyqanet janë të mbyllura. Bëhen kontrolle në familje dhe ushtrohen masa të tjera të pabesueshme ndërsa në kufi thjesht nuk ndodh asgjë!”, shprehet e zemëruar Sollberger, përcjell albinfo.chHyrja në aeroport është vërtet e pakontrollueshme, por testet e shpejta do të ishin të mundshme pa asnjë problem, beson deputetja e SVP-së
Kosova ka zyrtarisht numër më të ulët të infeksioneve me koronaviorus sesa Zvicra
Një gjë është e sigurt: numri i njerëzve të infektuar me koronavirus është më i ulët në Kosovë sesa në Zvicër. Sipas shifrave të 28 dhjetorit të vlerësuara nga “SRF”, incidenca ishte 235 për 100,000 banorë në 14 ditë. Vlera për Zvicrën është rreth tri herë më e lartë.
Megjithatë, është e paqartë se sa të besueshëm janë në të vërtetë këta numra. “Një problem i madh me pandeminë në Kosovë është që njerëzit po fshehin sëmundjen e tyre,” thotë mjeku Ilir Arifi nga Bavaria për “Deutsche Welle”..
Infeksioni shoqërohet me një ndjenjë turpi. Ekziston frika se familja e e të prekurit do të stigmatizohet ose dikush do të humbasë punën e tij nga kjo.
Sido që të jetë, ofensiva e SVP për testime të shpejta të detyrueshme duket e vonuar në rastin aktual. Nëse diçka do të ndryshojë në këtë drejtim, do të zbulohet të mërkurën më shpejt.
Pra, të mërkurën Këshilli Federal mblidhet në takimin e parë zyrtar të vitit të ri.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














