Turizëm

Mikpritja e afërt shqiptare, “Smile Albania”

Të rinjtë e të rejat nga Shqipëria, çdo ditë ofrojnë mikpritje, buzëqeshje dhe informacione për turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë.

Të rinjtë dhe të rejat e “Smile Albania” për të dytin vit radhazi ndodhen në të gjithë vendin për të mirëpritur turistët vendas e të huaj gjatë sezonit turistik të këtij viti.

Siç raporton Agjencia Telegrafike Shqiptare, Kryeministri i Shipërisë, Edi Rama ishte ndal te mirëpritja që i bëhet turistëve që futen në Shqipëri, konkretisht në Tiranë .

Në videon e publikuar nga Kryeministri Rama të rinjtë e “Smile Albania” mirëpresin turistët në aeroportin e Rinasit, duke u shpërndarë fletëpalosje mbi pikat turistike të Shqipërisë.

Një pritje me buzëqeshje ata ofrojnë edhe në rrugët e sheshet e kryeqytetit, si dhe në malin e Dajtit, qe nuk lënë rast pa e vizituar.

“Është e sigurtë që do të kthehem përsëri në Shqipëri”, shprehet një turist.

Gjatë vitit 2019, me projektin e ri “Smile Albania” jo vetëm do të priten me buzëqeshje turistët e huaj, por punësohen edhe 500 të reja e të rinj që vijnë nga bankat e universiteteve, në vazhdim të Paktit për Universitetin.

Të rinjtë e të rejat, çdo ditë ofrojnë mikpritje, buzëqeshje, informacion për turistët që vizitojnë Shqipërinë.

MIRËMËNGJES?

Publiée par Edi Rama sur Samedi 31 août 2019