Futboll
Milani pranë finalizimit të marrëveshjes me Xhakën, Leverkuseni kërkon 15 milionë euro
Negociatat për transferimin e mesfushorit shqiptar Granit Xhaka në Milan pritet të përmbyllen në ditët në vijim. Mediat italiane dhe gjermane raportojnë për përparim të madh në bisedimet mes palëve, ndërsa “Corriere dello Sport” ka bërë të ditur se Milani dhe Xhaka tashmë kanë arritur një marrëveshje personale, transmeton albinfo.ch.
Kontrata e propozuar nga klubi italian është trevjeçare, me një pagë vjetore prej rreth 4 milionë eurosh për lojtarin e kombëtares së Zvicrës.
Ndërkohë, mbetet ende për t’u arritur marrëveshja mes Milanit dhe Bayer Leverkusenit. Oferta fillestare e kuqezinjve raportohet të jetë 10 milionë euro, por Leverkuseni kërkon të paktën 15 milionë euro si dëmshpërblim për kartonin e Xhakës.
Klubi gjerman synon të minimizojë humbjet financiare nga shitja e mesfushorit, të cilin e kishte blerë për 23 milionë euro nga Arsenali në verën e vitit 2023.
Pavarësisht dallimeve në çmim, marrëveshja shihet si e mundshme për t’u arritur shumë shpejt, me Milanin që synon ta mbyllë transferimin përpara nisjes së fazës përgatitore të sezonit të ri, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë














