Bota
Miliarderi i njohur thotë se duhet të punohet 12 orë në ditë, 6 ditë në javë
“Nëse nuk punoni kur jeni të rinj, kur duhet ta bëni këtë?”. Më lini t’ju pyes: “Nëse nuk shpenzoni më shumë energji se të tjerët, si mund ta arrini suksesin që dëshironi?”
Dita e punës me 12 orë? “Është bekim”, është shprehur miliarderi Jack Ma, themeluesi i gjigantit kinez të e-commerce Alibaba.
Nga account-i i tij në WeChat, Ma ka mbrojtur të ashtuquajturin “sistemi 996”: orari i punës nga ora 9:00 deri në orën 21:00, për një javë me 6 ditë pune. Pa këtë sistem, ka shkruar javën e kaluar Jack Ma, ekonomia kineze do të kishte “humbur me shumë gjasa vitalitetin dhe nxitjen”.
Ai theksoi më tej se nuk i pëlqen personat që janë të interesuar vetëm te tetë orët e përditshme “tipike”. Deklarata vjen pas debatit të hapur kohët e fundit nga një artikull i fundit që mbështeste idenë që “formula 996” do të dilte kundër ligjit në Kinë.
Ma, i cili vitin e kaluar dha dorëheqjen si president ekzekutiv i Alibaba, iu drejtua gjeneratave të reja të punonjësve: “Nëse nuk punoni kur jeni të rinj, kur duhet ta bëni këtë?”. Më lini t’ju pyes: “Nëse nuk shpenzoni më shumë energji se të tjerët, si mund ta arrini suksesin që dëshironi?”.
Pavarësisht se shumë vende po adoptojnë strategji më të kujdesshme ndaj balancës jetë profesionale, jetë personale, deklarata e Ma është mbështetur nga një tjetër sipërmarrës i botës së teknologjisë, si dhe mik i Ma, Richard Liu, i cili drejton gjigantin e shopping online në Kinë, JD.com. Sipas Liu, vitet e rritjes ekonomike të Kinës kanë rritur numrin e “dembelëve”, transmeton ‘monitor’.
“Në 4-5 vitet e fundit, JD nuk ka pushuar asnjë person nga puna, pra numri i punonjësve është rritur në mënyrë të shpejtë, po ashtu edhe numri i personave që bëjnë blerje online, ndërsa numri i atyre që punojnë në mënyrë efektive është reduktuar”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë












