Lajme
Miliarderi zviceran ka pranuar ofertën për ta blerë “Chelsean” nga Roman Abramovichi
Raportohet se miliarderi zviceran, Hansjorg Wyss, ka thënë se ka pranuar ofertën për ta blerë Chelsean nga Roman Abramovichi, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se Abramovichi ka qenë në presion të madh në javët e fundit pas sulmit të Rusisë mbi Ukrainën, shkruan Blick.
Ndërkohë, “Blutë e Londrës” kanë thënë nëpërmjet një komunikate se Abramovichi nuk është më pronar i skuadrës, ndërsa pronar i ri mund të bëhet Wyss, i cili ka thënë se është pjesë e një grupi që synon blerjen e klubit nga biznesmeni rus.
Duhet cekur se 86-vjeçari Wyss ka pasuri rreth 5 miliardë dollarësh.
“Abramovichi është një prej njerëzve më të afërt të Putinit. Si gjithë oligarkët, edhe ai është në panik. Abramovichi është duke tentuar t’i shesë të gjitha vilat në Angli. Ai dëshiron të largohet edhe nga Chelsea përfundimisht. Unë dhe tre njerëz të tjerë kemi pranuar një ofertë të martën për ta blerë skuadrën nga Abramovichi”, ka thënë Wyss. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së












