Lajme
Ministrat e Brendshëm të BE-së dakordohen t’i ashpërsojnë politikat për azilkërkuesit
Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian i kanë miratuar planet për t’i ashpërsuar politikat për azil. Vendimi është marrë në Luksemburg, teksa rriten shifrat e migrimit.
Ministrat e vendeve të BE-së “kanë marrë hap historik, pas shumë viteve negociatash”, ka thënë ministrja e Brendshme e Suedisë, Maria Stenergard, e cila e ka kryesuar takimin. Sipas saj, planet përbëjnë “balanc të mirë në mes të përgjegjësisë dhe solidaritetit”.
Pas disa orëve negociata, shumica e ministrave të Brendshëm të bllokut janë pajtuar për reformat e propozuara, pavarësisht kritikave të Austrisë, Holandës dhe Italisë, të cilat kanë thënë se reformat nuk janë të mjaftueshme.
Nëse aplikanti nuk ka mundësi që të sigurojë azilin në BE, ai ose ajo duhet të kthehen menjëherë nëpër vendet prej nga kanë ardhur. Aplikimet për azil duhet të analizohen në një periudhë kohore prej gjashtë muajsh.
Pjesë e debatit ka qenë edhe krijimi i një sistemi për të shpërndarë një përqindje të azilkërkuesve nëpër vendet e BE-së.
Shtetet e BE-së që nuk tregojnë gatishmëri, apo nuk mund t’i pranojnë migrantët, do të ofrojnë ndihmë financiare prej 20.000 eurosh për person, ka thënë Stenergard. Unanimiteti nuk është i nevojshëm për vendimet e bllokut për politika të migrimit./Euronews
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit











