Lajme
Ministri Abdixhiku thotë se 830 qytetarë kanë kërkuar të kthehen në Kosovë
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se sipas informacioneve që kanë marrë deri më tani nga ambasadat, janë 830 qytetarë që kërkojnë të kthehen në Kosovë.
Abdixhiku ka thënë se atyre do t’u mundësohet kthimi, por ka bërë apel që vetëm ata që kanë emergjencë të kthehen, raporton KOHA.
Abdixhiku ka refuzuar të përgjigjet se cila ishte vota e tij në kryesinë e LDK-së sa i përket mocionit të mosbesimit
Ndërkaq ministri Vitia ka thënë se deri ma tani nuk është shënuar asnjë rast i ri me koronavirus derisa nga 20 te prekur, 13 janë duke u trajtuar në QKUK.
Vitia ka bërë të ditur se deri më tani në stok gjenden vetëm 1000 mostra andaj kanë porositur edhe 7 mijë mostra të tjera.
Ndërsa tashmë dy barnat që kanë rezultuar se kanë nisur të japin efekt pritet që të sigurohen përmes ambasadave dhe distributorëve të barnave, përcjell Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










