Integrimi
Ministri gjerman zbulon hollësi të trajtimit të veçantë të refugjatëve ballkanikë
Ndër hollësitë që ai i ka zbuluar sot është se në të ardhmen refugjatët nga Ballkani perëndimor nuk do të shpërndahen në të gjitha njësitë federale por vetëm në disa prej tyre
Ministri gjerman i punëve të brendshme Thomas De Maizière u ka bërë të ditur sot landeve gjermane (njësive federale) hollësitë lidhur me trajtimin e veçantë të azilkërkuesve nga Ballkani. “Është e papranueshme që gjysma e të gjithë azilkërkuesve në Gjermani të vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor” ka thënë ai, prandaj nevojitet një trajtim më i shpejtë dhe më pak burokratik tyre.
Ndër hollësitë që ai i ka zbuluar sot është se në të ardhmen refugjatët nga Ballkani perëndimor nuk do të shpërndahen në të gjitha njësitë federale por vetëm në disa prej tyre, shkruan donaukurier.de. Pastaj, procedurat e tyre do të shpejtohen aq shumë sa që, mundësisht do te reduktohen në vetëm disa javë, ka thënë de Maiziere.
Ndërsa pas refuzimit, azilkërkuesit duhet të udhëtojnë sa më shpejtë nga kanë ardhur dhe në rast nevoje, do të deportohen, transmeton albinfo.ch. Policia Federale, sipas tij do të marrë përgjegjësinë kryesore për dëbimin e azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor. Për këto veprime nuk nevojitet ndryshimi i ligjit, u ka thënë ministri përfaqësuesve të landeve.
Ashpërsimi i qëndrimit ndaj kësaj kategorie azilkërkuesish bëhet sipas Maiziere për të liruar kapacitetet për refugjatët që vijnë nga vendet me luftë civile.
Ndërsa kryetari i bashkësisë së qyteteve dhe komunave gjermane Gerd Landsberg ka thënë se është e domosdoshme që refugjatët të cilët nuk kanë gjasa për azil të mbeten në qendrat e pranimit dhe të mos transferohen fare nëpër komuna.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana Zvicra monitoron trajtimin e pacientëve të dërguar jashtë vendit pas zjarrit në Crans-Montana... -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












