Bota

Ministri i Jashtëm austriak: Të ndalohen shpërndarësit e Kur’anit nëpër rrugë

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, ka kërkuar që të ashpërsohet ligji për shpërndarësit e librit të shenjtë të fesë islame, Kur’anit. Ai, për këtë ka marrë shembull Gjermaninë.

Në Gjermani, një aksion policor në të njëjtën kohë, në orën 6:30 të mëngjesit, bastisi 190 apartamente në gjithë Gjermaninë, ku kishin për mision mbështetësit e “fesë së vërtetë”.

Ata përhapin mesazhe të urrejtjes në rrugët tregtare

Prej vitesh kjo organizatë është shumë e përhapur në gjithë Evropën, gjithashtu shumë aktiv është edhe në Austri. Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, ka bërë thirrje për ndalim të menjëhershëm.

“Edhe në Austri nevojitet një ligj i integrimit, i cili duhet të jetë kundër fushatave të shpërndarjes së Kur’anit nga salafistët. Kjo është një shprehje e islamit politik dhe këtë nuk mund ta tolerojmë më tutje”, ka thënë ministri Kurz, shkruan  oe24.at, përcjell “albinfo.ch”.

Rreziku, sipas gazetës austriake, është se mesazhet e këtyre grupacioneve dërgojnë të rinjtë në terrorizëm. Grupi i këtyre aksionarëve u bë i njohur duke shpërndarë Kur’anin nën emrin “Lexo”.

Në rrugët tregtare salafistët janë intensifikuar kontaktet me të rinjtë dhe fëmijët. Plani i tyre: rekrutimin i të rinjve në radikalizëm. Ata janë aktivë në gjithë Austrinë: Në rrugët e Vjenës, në Graz, Salzburg dhe Insbruk.