Kosova

Ministri i Jashtëm çek: Nuk e ndryshojmë qëndrimin për pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, gjatë qëndrimit në Beograd, ka thënë se do të diskutojë me zyrtarët kushtetues çekë mundësinë që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Këtë deklaratë Zeman e bëri këto në një konferencë për media në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Shteti, i udhëhequr nga kriminelët e luftës, nuk i përket bashkësisë së shteteve demokratike”, tha Zeman, duke iu referuar Kosovës.

Lidhur me këtë, ka reaguar ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Tomáš Petříček.

Përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se qeveria çeke nuk e ndryshon qëndrimin për pavarësinë e Kosovës, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.