Lajme
Ministri Rexhepi tërhiqet nga urdhri për targat
Vetëm dy ditë pasi ka dhënë urdhër për konfiskimin e targave të reja të lëshuara nga Serbi, ministri në largim i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi është tërhequr nga ky urdhër.
Të martën, ai kishte urdhëruar Policinë e Kosovës që t’i konfiskonte këto targa në tërë territorin e Kosovës, mirëpo vetëm pas dy dite ai e kishte “kuptuar” se në veri nuk është edhe aq e lehtë të zbatohet ky urdhër, shkruan sot Zëri.
Po, Rexhepi Ministri ka thënë se as që ka pretenduar se urdhri i tij për konfiskimin e këtyre tabelave serbe do të gjejë zbatim efikas në pjesën veriore të Mitrovicës, e cila është e banuar me shumicë serbe. “Në pjesën veriore as që kam pretenduar se Policia e Kosovës do të jetë shumë efikase në konfiskimin e targave, por sigurisht në ato raste ku ka mundësi gjithsesi se do të veprohet”, ka thënë ai.
Në urdhrin e ministrit Rexhepi të lëshuar të martën thuhej se “urdhërohet Policia e Kosovës që në gjithë territorin e vendit të ndalojë qarkullimin e të gjitha veturave që bartin tabela të reja të Serbisë”.
Ditë më parë ministri I Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daciq ka thënë se për çështjen e targave të Beogradit të lëshuara për tërë territorin e Kosovës do të bisedojnë me zyrtarët e misionit evropian të sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX.
Ndryshe, gjatë dy ditëve të kaluara është raportuar se janë gjobitur dy banorë serbë të Kosovës që në automjetet e tyre bartnin targat e reja të lëshuara nga Beogradi për territorin e Kosovës.
Zyrtarë të subjekteve politike opozitare kanë vlerësuar se urdhri i ministrit Rexhepi për konfiskimin e targave të reja të lëshuara nga Serbia nuk është gjë tjetër vetëm një blof dhe vendim bosh i tij.
E-Diaspora
-
Përfundon shpërndarja e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë në diasporë Rreth 17 mijë tekste shkollore janë dërguar në 18 shtete për të mbështetur mësimin e gjuhës... -
Gjilani mirëpret mërgatën me tetë ditë aktivitete kulturore dhe artistike -
Gjermani: Procedim penal për dy shtetas të Kosovës që qëndronin ilegalisht në vend -
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh -
Vizitorë të shumtë nga diaspora zgjedhin Bibliotekën Kombëtare gjatë pushimeve në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit po shkakton vonesa në trenat zviceranë Temperaturat mbi 30 gradë po ndikojnë në infrastrukturën hekurudhore, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se problemi do të... -
Vjedhjet online në Zvicër shënojnë rritje -
Gjykata Evropiane kritikon Zvicrën për mohimin e të drejtave të vizitave në burgje -
Gjykata pezullon ndalimin e burkinit në pishinat publike të Gjenevës -
Zvicra nis digjitalizimin e procedurave për marrjen e shtetësisë











