Kosova
Ministria e Kulturës nuk përkrah ekspozitën për punën 30-vjeçare të Hazir Rekës
“Faleminderit, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të Kujtim Gashit, që nuk e përkrahën Expon time 30 vjeçare...”, shkruan me dëshpërim në rrjetet sociale, fotografi Hazir Reka
Njëri nga fotografët më të njohur nga Kosova është Hazir Reka. Ai ka mbi 30 vjet që merret me këtë profesion, derisa fotografitë e tij janë të njohura në shumë shtete.
Reka ka qenë fotograf i disa mediave në Kosovë, por edhe ‘Reuters’, e mediave të huaja, kurse ka hapur ekspozitë edhe në Zagreb, Gjenevë, Barcelonë, Bruksel, e vende të tjera, shkruan albinfo.ch.
Reka ka dashur që të bëjë një ekspozitë për 30 vjetorin me fotografi të tij, ku ka edhe shumë fotografi nga lufta në Kosovë.
Megjithatë, një iniciativë e tij nuk është përkrahur nga ministri Kujtim Gashi. “Faleminderit, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të Kujtim Gashit, që nuk e përkrahën Expon time 30 vjeçare…”, shkruan me dëshpërim në rrjetet sociale.
Të shumtë ishin ata që e përkrahën në rrjetet sociale, duke u befasuar se si nuk mund të përkrahet ekspozita e tij për punën 30-vjeçare.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













