Shëndetësi
Ministrja e Shëndetësisë mohon se ka emergjencë të largimit të infermierëve
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaroi sot se “nuk ka emergjencë të largimit të infermierëve nga Shqipëria”.
Në një intervistë televizive, ministrja Manastirliu tha se fenomeni i largimit të infermierëve nuk është vetëm shqiptar, por ka prekur edhe vende të tjera të botës. Italia është në një krizë për sa i përket personelit mjekësor, pasi po shkojnë në vende jo vetëm më të zhvilluara, por edhe që paguhen më shumë. Po ashtu Rumania, Hungaria janë përballur me këtë fenomen, vendet e rajonit, po ashtu edhe Shqipëria.
“Shifrat e fenomenit të largimit të infermierëve nuk rezultojnë të vërteta sipas shifrave që disponon Ministria e Shëndetësisë, jo se nuk ka largime, apo infermierë që bëjnë kurse të gjuhës dhe më pas largohen për të provuar veten, në një vend tjetër. Gjermania po tërheq më shumë infermierë dhe mjekë”.
Ministrja Manastirliu u shpreh se “sot kemi një kërkesë për të futur në sistemin publik dhe falë portalit ‘Infermierë për Shqipërinë’, i identifikojmë këto kërkesa në mënyrë periodike. Në thirrjen e fundit që kemi hapur në muajin gusht, që ka përfunduar dhe sot është shpallur lista e infermierëve që do futen në provim, 1700 infermierë do të testohen.”
“Kemi 1700 infermierë që do testohen për t’u futur në sistemin publik, janë 1300 infermierë në listat e pritjes dhe 250 vende vakante. Për momentin nuk kemi problematikë për sa i përket infermierëve, por kjo nuk do të thotë që ne të mos marrim masa për të bërë të mundur që të gjithë këta infermierë të kenë mundësi të punojnë në Shqipëri, të kenë kushte të mira pune dhe të jenë të paguar”, tha Manastirliu.
Sipas saj, në të gjithë sistemin publik shërbejnë 6300 mjekë, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës Diaspora dhe tregu i banesave në Kosovë: kur fuqia blerëse dikton çmimet... -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para -
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër -
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën













