Integrimi
Ministrja gjermane: “Eksodi i kosovarëve, pasojë e një keqkuptimi”
Öney: "Njerëzit e kanë interpretuar reformën gjermane të azilit sikur çdo njeri që vjen në Gjermani si refugjat mund të qëndrojë këtu dhe pas tre muajve e fiton edhe të drejtën e punës, gjë që është keqkuptim"
Për të evituar aventurat e shtrenjta të migrimit drejt shteteve të BE-së, Gjermania do të duhej të hapte qendra për këshillim në fushë të migracionit, në Afrikën e Veriut dhe në Ballkan. Kështu ka thënë ministrja për integrim në qeverinë e Landit jugperëndimor gjerman, Baden-Württemberg, Bilkay Öney në një intervistë dhënë gazetës “Badische Zeitung”.
Politikania me rrënjë turke, përfaqësuese e SPD-së, kërkon nga politika gjermane që të marrë në konsideratë frikën brenda popullatës nga migracioni i tepruar, transmeton albinfo.ch.
Öney ka një qëndrim interesant edhe sa i takon valës së eksodit të muajve të kaluar nga Kosova në Gjermani. “Fakti se këtu gjatë shkurtit kanë ardhur numër shumë i madh i kosovarëve, lidhet para së gjithash me një keqkuptim: Njerëzit atje e kanë interpretuar reformën gjermane në fushë të azilit sikur çdo njeri që vjen në Gjermani si refugjat mund të qëndrojë këtu dhe pas tre muajve e fiton edhe të drejtën e punës.
Ky, natyrisht që është interpretim i gabuar, i cili ndërkohë është korrigjuar si nga ana kosovare ashtu dhe nga ajo gjermane, transmeton albinfo.ch. Njerëzit tashmë e dinë: Kërkesa e tyre për azil në Gjermani nuk ka asnjë shans. Dhe, ky sqarim po jep fryte: Numrat e të ardhurve nga Kosova gjatë marsit, në krahasim me ata gjatë shkurtit ka shënuar një rënie prej 70 për qind”, ka thënë Önay.
Por tasti e kemi problemin tjetër po nga Ballkani, ka thënë ajo. “Tash vonë kam biseduar me një rom turqishtfolës që ka ardhur nga Maqedonia. Sipas tij, atje shumë njerëz besojnë se në Gjermani, si refugjatë kanë të drejtë qëndrimi dhe pune. Kjo përshtypje e krijuar duhet të korrigjohet urgjentisht. Por BE-ja duhet të bëjë më shumë për të ndërprerë diskriminimin e romëve”, ka thënë ministrja e integrimit, Bilkay Öney.
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj














