Lajme
Ministrja serbe refuzon Cakajn si “Qytetar nderi” i Bujanocit
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal, Marija Obradoviq, gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Serbisë ka folur për propozimin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, që ministri Gent Cakaj të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit.
“26 këshilltarë kanë propozuar që Ministri Cakaj të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit. Ata e kanë dërguar propozimin më 20 nëntor, dhe në mënyrë ligjore kanë vepruar, ku unë si ministre është dashur të nënshkruaj propozimin. Por, unë sot kam nënshkruar vendimin me të cilin refuzohet propozimi i Kuvendit Komunal të Bujanocit që Ministri shqiptar, Gent Cakaj, të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit”, deklaroi Obradoviq, bëri të ditur sot Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, shkruan atsh, përcjell Albinfo.ch.
Si arsyetim për refuzimin e propozimit të Bujanocit, Obradoviq deklaroi se Cakaj vazhdimisht ka akuzuar Serbinë për krime të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe se nuk mund të nënshkruajë një dokument për një ministër shqiptar që akuzon Serbinë, derisa është e vetëdijshme që ministri Cakaj, i ka ndihmuar shqiptarët për krijimin e koalicionit për zgjedhjet parlamentare.
“Ministri Gent Cakaj, ka deklaruar se gjatë luftës në Kosovë, Serbia është përgjegjëse për vrasjen e mijëra shqiptarëve për deportimin e miliona shqiptarëve dhe djegien e mijëra shtëpive”, ka deklaruar ministrja Obradoviq si argument të refuzimit të saj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror














