Shkurt.ch
Ministrja Sommaruga merr në makinën e saj dy gra që udhëtonin me autostop
"E dashur zonja Sommaruga, çfarë vendi paqësor kemi ne ku një këshilltare federale merr me vete njerëz autostopistë", kështu ka shkruar njëra nga gratë në instragram
Këshilltarja Federale nga Partia Socialdemokrate (SP) Simonetta Sommaruga ka marrë në makinën e saj dy autostopiste. Ajo ka postuar të premten nüe instagram një kartë falënderimi të shkruar nga njëra prej grave, transmeton albinfo.ch.
Ajo ishte duke ngarë veturën e saj “Mini”, kur y gra po qëndronin në anë të rrugës me akull. Pastaj ajo ka ndalur makinën dhe i ka marrë me vete dy autostopistet.
Historia ka ndodhur fundjavën e kaluar në rajonin Bütschelegg në kantonin e Bernës, ka sqaruar Annetta Bundi, Shefe për media në ministrinë që drejton Sommaruga (Ministria e Ambientit, Trafikut dhe Energjisë) për Agjencinë e Lajmeve Keystone-SDA.
“E dashur zonja Sommaruga, çfarë vendi paqësor kemi ne ku një këshilltare federale merr me vete njerëz autostopistë”, kështu ka shkruar njëra nga gratë në instagram.
Departamenti i ministres Sommaruga nuk ka ofruar informacion të mëtejshëm lidhur me rastin.
Vetë Sommaruga ka thënë se është emocionuar shumë nga letra në Instagram, përcjell albinfo.ch. Njëra nga gratë që kishte marrë ajo në makinë ishte pothuajse 90 vjeç.
Rastit i është dhënë publicitet i theksuar në mediat zvicerane.
“Një gjest i tillë nga politikanë të rangut të lartë është unik në mbarë botën, por në Zvicër nuk është e pazakontë që këshilltarët federalë të jenë pranë popullit”, thotë për 20 minuten.ch politologu Mark Balsiger. Niveli i lartë i sigurisë dhe kultura zvicerane e bëjnë të mundur një gjë të tillë, shton ai.
“Në kuptimin zviceran, qytetari e sheh veten si pjesë e shtetit. Shteti dhe politikanët që përfaqësojnë atë nuk shihen si të distancuar apo elitarë, siç ndodh shpesh në Gjermani apo Francë”. Kjo duhet të vlerësohet lart, ka thënë ai.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Të rinj nga Zvicra e Gjermania vizituan Kuvendin e Kosovës “Ndonjëherë ndjehem keq kur më shikojnë ndryshe, nuk më pëlqen kur më thërrasin gërrnaq, ne e...
-
Daniel Gjoka, artisti që zbukuron muret në Gjermani dhe bunkerët në Shqipëri
-
Prof. Dr. Alban Neziri dhe kirurgia Marsela Ceno, do të ligjërojnë në Konferencën Kirurgjikale në Prishtinë
-
Peter Paul Wiplinger, një urëndërtues i çmuar i letërsisë
-
«Krahnori im është i vogël për të përballuar dashurinë që ndjej për kulturën shqiptare»
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të përfaqësojë interesat e Ukrainës në Rusi, Moska nuk e pëlqen idenë Lavrov: "Rusia nuk është e gatshme të marrë në konsideratë ofertat e ndërmjetësimit nga vendet që...
-
Zvicër: Oxhakpastruesit me kërkesë të lartë
-
Frangu zviceran të mbetet në nivel me euron
-
Rriten çmimet e qirave në Cyrih
-
Zvicër: Aksidenti që la të vdekur dy persona