Shkurt.ch
Me minus 36 gradë, sot ka qenë mëngjesi më i ftohtë i këtij dimri në Zvicër
Më së ftohti ka qenë në Glattalp, Kantoni Schwyz, në stacionin meteorologjik të të cilit është regjistruar temperatura minus 36 gradë celsius
Në orët e hershme të ditës së sotme janë matur në disa vende temperatura që shkojnë poshtë minus 30 gradëve celsius. Me temperatura të tilla mëngjesi i të mërkurës është më i ftohti për këtë dimër. Temperatura minus 30 gradë është regjistruar në Buffalora të Kantonit Graubünden, njofton SRF Meteo.
Por edhe më ftohtë ka qenë në Glattalp, Kantoni Schwyz, në stacionin meteorologjik të të cilit është regjistruar temperatura minus 36 gradë celsius.
Edhe pse acar i madh ka mbretëruar në gjithë Zvicrën, në rrafshira dhe në qytete, moti kanë qenë sigurisht paksa më i butë në krahasim me pikat e përmendura. Kështu në Cyrih, rreth orës 6 të mëngjesit termometri ka treguar minus 13 gradë celsius. Megjithatë edhe në ultësira janë regjistruar temperatura që kanë arritur deri në minus 20 gradë.
Me gjithë temperaturat e përmendura ekstreme, dimri 2017/2018 është pak më i butë në krahasim me mesataren e viteve të fundit, thonë në SRF Meteo. Këtë e kanë bërë të mundur temperaturat që në janar herë pas here kanë treguar vlera pranverore. Më 9 jnar në Altdorf, Kantoni Uri, ishte regjistruar temperatura prej 18 gradëve.
Pranvera meteorologjike fillon të enjten, më 1 mars.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











