Lajme
Mira Murati renditet mes grave më të fuqishme në teknologji nga revista Fortune
Ish-drejtuesja e OpenAI dhe themeluesja e “Thinking Machines Lab” renditet mes grave më të fuqishme në teknologji nga revista Fortune
Shqiptaro-amerikanja Mira Murati po vazhdon të shkëlqejë në botën globale të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, duke u konsideruar sot një nga sipërmarrëset më me ndikim në Silicon Valley, transmeton albinfo.ch.
36-vjeçarja, e cila u bë e njohur ndërkombëtarisht për rolin e saj drejtues në OpenAI, tashmë drejton kompaninë “Thinking Machines Lab”, një projekt inovativ në fushën e inteligjencës artificiale që po tërheq vëmendje të madhe në industrinë teknologjike.
Murati është përfshirë edhe në listën prestigjioze të revistës Fortune për “Gratë më të Fuqishme”, duke u renditur mes figurave më të rëndësishme të teknologjisë dhe biznesit në nivel botëror.
E njohur për vizionin e saj në zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe për rolin kyç në projektet më të avancuara teknologjike, Mira Murati mbetet një nga emrat shqiptarë më të suksesshëm në arenën ndërkombëtare./Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes Identiteti nuk është një kategori statike. Për brezat e rinj të diasporës shqiptare ai ndërtohet, riformësohet... -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, Zvicra Qendrore dhe ajo lindore përfshihen nga një stuhi e fortë Në periferinë e Winterthurit, një pemë ka rënë dhe ka goditur sheshin e lojërave. "Fëmijët po... -
SWISS paralajmëron pasagjerët për vjedhje në kabinë -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Alpet zvicerane më të prirura ndaj përmbytjeve të rënda nga sa mendohej më parë -
Zvicra dënohet për mungesë ushqimi vegan në burg













